fbpx

Mirë se erdhët në a Mother’s Joy!

Nëse jeni duke lexuar këta rreshta, atëherë me siguri dëshironi të dini historinë time. Unë quhem Joanna Abraham, por miqtë e mi polakë më quajnë Asia.

Jam rritur në një familje të qetë në kryeqytetin e bukur të Polonisë, ku kalova një pjesë të rinisë sime. Më pas jeta ime mori tjetër rrjedhë. U zhvendosa në Itali për të përfunduar Universitetin IULM në Milano dhe jetova atje për 12 vite. Fati deshi që gjatë kësaj kohe të njihesha me bashkëshorin tim Giorgio. Sigurisht, jeta jonë u bë akoma më e bukur kur erdhën në jetë dy fëmijët tanë – David dhe Victoria.

Kjo më frymëzoi për t’i kuptuar akoma më tepër ata dhe botën e tyre. Në momentin që zbulova Filozofinë Montessori fillova menjëherë të trajnohem për t’u bërë një prind me parime te tilla. Ky sistem (Montessori Pedagogy) më ka ndihmuar jashtëzakonisht në rolin tim si nënë, sepse siç e dimë të gjithë të jesh nënë është puna më e vështirë në botë. Filozofia që më përshtatet më tepër nga i gjithë sistemi Montessori është: T’i ndihmojmë femijët t’ia dalin mbanë vetë”. Dhe në fakt kjo është dhurata më me vlerë që mund t’u bëj fëmijëve të mi. T’i mësoj ata t’i arrijnë vetë qëllimet e tyre dhe të kenë besim se do ia dalin, të zbulojnë forcën brenda vetës, talentet dhe mbi të gjitha të gjenjnë paqe shpirtërore.

Përsa i përket familjes sime mund të them se jemi një familje shumëgjuhëshe pasi në shtëpi ne flasim Italisht, Polonisht, Shqip dhe Anglisht. Kjo ka qënë një zgjedhje e natyrshme e familjes sonë shumwkulturore për të respektuar gjuhët tona amtare dhe gjuhën e vendit ku jetojmë dhe punojmë.

Ky aspekt “multilingual” është sërish i lidhur në mënyrë perfekte me devocionin tim ndaj filozofisë Montessori, sepse siç thoshte edhe doktoreshë Maria Montessori: “Në tre vitet e para të jetës, një fëmijë është gjeni për të mësuar gjuhët”. Dr. Montessori ishte një pioniere në këtë fushë dhe deklaroi qartë se vetëm duke shfrytëzuar zhvillimin natyror të fëmijëve – periudhat e ndjeshme – do të  ishte e mundur t’i edukojmë ata deri në nivelin e potencialit të tyre njerëzor. Ky potencial është i madh në lidhje me mësimin e gjuhëve. Për mua trashëgimia kulturore është një aspekt shumë i rëndësishëm në rritjen e një fëmije, duke patur parasysh faktin se jemi të rrethuar nga shumë kultura, zakone dhe rituale të ndryshme.

Momentalisht po jetoj në Tiranë në një vend të bukur të rrethuar nga gjelbërimi, ku unë dhe familja ime mund të krijojmë oazin tonë. Ne bëjmë një jetë të qetë dhe të thjeshtë për të cilën jam shumë mirënjohëse.

Gjatë këtyre viteve kam zbuluar se është shumë e thjeshtë të humbasim në rrëmujën e ërditshme dhe të harrojmë lumturinë dhe gëzimin që sjellin gjërat e vogla në jetën tonë. Një nga qëllimet e mia në këto vitet e fundit, ka qënë pikërisht ky. Të arrij qetësinë dhe lumturinë për veten time, për fëmijët, familjen dhe miqtë.

 

Pse e krijova blogun “A Mother’s Joy”?

Ky blog ka lindur nga dëshira për të ndarë me të tjerët jetën time si prind Montessori, bazuar në eksperiencën time personale me fëmijët dhe në teoritë e literaturave që kam lexuar, si:

  • Psikologjia e fëmijës
  • Pedagogjia Montessori
  • Studimet për Zhvillimin e Fëmijës

Këto parime kanë qënë shumë të vlefshme për mua, kështu që do të doja që nëpërmjet këtyre ideve t’i ndihmoj prindërit e tjerë, të rifitojnë qetësinë dhe gëzimin me fëmijët e tyre.

Ky blog do të paraqesë një qasje të re të prindërimit.

A Mother’s Joy do të pasqyrojë mendimet, interesat dhe pasionet e mia, duke shpresuar që do të arrijnë tek ju dhe t’ju frymëzojnë ashtu si shumë  njerëz të  tjerë më kanë frymëzuar mua.

Ndiheni gati per nje bashkepunim?

NDIHUNI TE LIRE TE ME KONTAKTONI

SCROLL TO TOP